Këngëtarja Dua Lipa ka marrë nënshtetësinë shqiptare në prag të festës së pavarësisë së Shqipërisë.

Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka njoftuar për shtetësinë dhënë këngëtares së njohur shqiptare me prejardhje nga Kosova.

“Dua Lipa është krenari shqiptare! Kënaqësi e veçantë t’i dorëzoja dekretin e shtetësisë shqiptare këngëtares së talentuar dhe të famshme në të gjithë botën! Në vigjilje të 110-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë jo vetëm ato personalitete që në të shkuarën kontribuan dhe ndihmuan në krijimin e shtetit të ri shqiptar, por edhe të gjithë ata që me kontributin e tyre në çdo fushë të jetës i japin vlerë identitetin shqiptar dhe na bëjnë krenarë në çdo moment”, shkroi Begaj, transmeton Shqip.

Tutje, Begaj tha se një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë në botën e muzikës.

“Një artiste si Dua Lipa është një pasuri e rrallë për botën e muzikës dhe në të njëjtën kohë një krenari e jashtëzakonshme për Shqipërinë, Kosovën dhe kudo ku flitet shqip. Ajo është simbol i talentit, punës së përkushtuar dhe shkëlqimit artistik plotësisht të merituar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *