Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i ka dërguar letër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ku ndër të tjera e ka njoftuar se ka nisur angazhimin e tij në detyrën e re.

Përmes letrës, diplomati sllovak e ka njoftuar presidentin Thaçi se “do të punojë palodhje dhe me dinamikë për të avancuar procesin e dialogut”.

Lajçak tutje ka përshëndetur heqjen e tarifës ndaj mallrave serbe dhe atyre të Bosnjës, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesi për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se ka përgatitur planin për fillimin e punës së tij, si përfaqësues.

Megjithatë në letër ai nuk ka treguar ndonjë datë se kur pritet të rifillojë dialogu mes dy vendeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *