Liderët e shteteve pjesëmarrëse në Samitin e OKB-së për ndryshimet e klimës kanë arritur një marrëveshje të shtunën në Glasgow të Skocisë.

Pas dy javë negociata, liderët janë pajtuar për një “dhënie fund gradualisht” të energjisë së prodhuar nga qymyri.

Formulimi i premtimit në këtë marrevshje është kritikuar shumë, pasi u ndryshua nga “heqja dorë” tërësisht nga përdorimi i qymyrit.

Marrëveshja u arrit në minutat e fundit pas një ndërhyrjeje nga India për të zbutur gjuhën e premtimeve në lidhje me energjinë e prodhuar nga qymyri.

Ndërsa, siç transmeton BBC, presidenti i samitit Alok Sharma ka hedhur poshtë pretendimet se është dështim marrëveshja që ka përdorur shprehjen “dhënie fund gradualisht” dhe jo vendimin për të “hequr dorë” .

Sharma tha se marrëveshja përmban disa masa “historike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *