Në Klinikën Infektive në Prishtinë janë duke u trajtuar tetë të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi, por ende nuk ka rast të konfirmuar si pozitiv.

Siç raporton Koha.net, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës ka njoftuar se pas rasteve të raportuara si të dyshimta në QKUK me koronavirus, rezultatet dolën negative.

Ministri i Shëndetësie, Arben Vitia ka deklaruar dje se Qeveria e Kosovës planifikon t’i shpenzojë rreth 10 milionë euro rreth parandalimit dhe trajtimit të virusit, nëse do të ketë të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.

Në Shqipëri janë konfirmuar 10 të prekur nga ky virus, dhe qeveria ka mbyllur shkollat për dy javë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *