Arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është “e pritshme” të ndodh gjatë mandatit të qeverisë së tanishme, ka thënë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

“Pra, te ne ekziston vullneti dhe interesimi, varet a ekziston gatishmëria te Serbia,” është shprehur Kurti gjatë një interviste për REL.

Ai i bëri ndërlidhje marrëveshjes me kohëzgjatjen e mandatit qeverisës të tij, mandatit të presidentit amerikan Joe Biden dhe atë të zëvendëskryetarit të Komisionit Evropian, Josep Borrell.

“Eshtë e pritshme që në kuadër të këtyre mandateve, që në kohë janë pak a shumë të njëjta, ta përmbyllim marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë,” ka thënë Kurti.

Gjatë intervistës, Kurti tha se për të normalizuar raportin mes dy vendeve është Serbia ajo që duhet të ndryshoj më shumë se Kosova.

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *