Numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë është ngritur në pesë persona.
Dy rastet e fundit janë një mashkull 42-vjeçar nga Stublla e Vitisë dhe një 37-vjeçare shtetase kosovare me qëndrim në Brescia të Italisë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) gjatë datës 14 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK-së për gjashtëdhjetë e shtatë raste të dyshimta në COVID-19, transmeton Koha.net.