Grupi për Hulumtimin e Politikave në Ballkan (BPRG) ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Kosovës dhe Ambasadën e Norvegjisë, duke përcaktuar modalitetet për angazhimin e ekspertëve të jashtëm për procesin e dialogut me Serbinë.

njoftimin e BPRG tregohet për emrat e eksperëve të angazhuar deri tani, ku bënë pjesë edhe publicisti Veton Surroi.

“Ekspertët e angazhuar ofrojnë ekspertizë, mbështetje profesionale dhe përmbajtësore për procesin e dialogut, dhe i vihen në dispozicion Kryeministrit, kabinetit të tij dhe Zëvendëskryeministrit për Integrime evropiane, Zhvillim dhe Dialog. Ekspertët e jashtëm nuk kanë rol përfaqësues apo udhëheqës dhe kontraktohen vetëm nga Grupi për Balkan. Ekspertët e angazhuar deri më tani janë: Bernard Nikaj, Leon Malazogu, Robert Muharremi, Muhamet Mustafa, Veton Surroi. Së shpejti grupit të ekspertëve, pritet t’i bashkohet edhe Blerim Shala. Ekspertë të tjerë mund të ftohen dhe angazhohen varësisht nevojave të qeverisë dhe dinamikës së procesit të dialogut. Ky aktivitet përbën njërin nga komponentet programore të Grupit për Ballkan, të cilat implementohen me mbështetjen e Qeverisë së Norvegjisë, në kuadër të kornizës “Zhvillimi i paqes & shtet-ndërtimit dhe avancimi i agjendës Evropiane”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/BalkansGroup

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *