Eksperti amerikan i kontrollimit dhe parandalimit të sëmundjeve, Robert Redfield, ka shprehur shqetësimin se një valë e dytë e koronavirusit mund t’i godas SHBA-të dimrin e ardhshëm.
“Është mundësia që sulmi i virusit ndaj vendit tonë, dimrin që vjen, të jetë edhe më i rëndë se ky që po kalojmë,” ka thënë ai në një intervistë për Washington Post.
“Dhe kur ua thashë këtë të tjerëve, disi ata lëvizën kokën mbrapa, nuk e kuptojnë çka dua të them.”
Ai ka shtuar, duke sqaruar: “Në të njëjtën kohë, do të kemi epideminë e gripit dhe epideminë e koronavirusit.”
Përhapja e sëmundjes Covid-19, shkaktuar nga koronavirusi, deri tani ka mbyt më shumë se 42,000 persona në SHBA.
Paralajmërimi i Redfield parashikon një pamundshmëri të sistemit shëndetësor amerikan për t’u përballur me shpërthimin e dy sëmundjeve respiratore në të njëjtën kohë.