Rusia dhe Ukraina kanë arritur marrëveshje për hapjen e porteve të bllokuara nga lufta për të mundësuar kështu eksportimin e grurit.

Më shumë se 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në jug të Ukrainës, prej kur Rusia ka nisur luftën më 24 shkurt.

Ukraina nuk ka nënshkruar marrëveshjen me Rusinë, por me OKB-në dhe Turqinë, derisa edhe Rusia ka vepruar njëjtë, transmeton REL.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e ka përshkruar paktin si “marrëveshje për botën”.

Marrëveshja e re – e nënshkruar në Stamboll – mundëson bartjen e eksporteve të grurit nga Ukraina, teksa bota rrezikon të përballet me krizë ushqimore, kryesisht për shkak të sulmit të paprovokuar të Moskës në Ukrainë.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar disa burime të kenë thënë se do të rihapen tri porte ukrainase, duke përfshirë portin me të madh shtetëror të Odesas.

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimet për marrëveshje, mirëpo Departamenti amerikan i Shtetit ka thënë se do të fokusohet në mbajtjen e Rusisë përgjegjëse për zbatim të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *