Gjykata e Lartë e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka pranuar kërkesën për apel të Julian Assange, duke e hapur kështu rrugën ekstradimit të themeluesit të WikiLeaks për në Shtetet e Bashkuara.

Vendimi i gjykatës fshiu një nga shpresat e fundit se procesi mund të kthehej në favor të tij.

Tani fati i 50-vjeçarit Assange është në duart e e ministres së Brendshme, Priti Patel, transmeton DW.

Meqenëse ishte ministrja e Brendshme britanike e cila mundësoi fillimisht procesin e ekstradimit, “ne nuk shohim shumë mundësi që ajo të vendosë kundër ekstradimit,” tha Lisa-Maria Kretschmer, referente për politikën në seksionin gjerman të Reporterëve pa Kufi.

Nëse Assange do të gjykohet para një gjykate amerikane, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm, sepse masa e dënimi mund të jetë deri në 175 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *