Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se procesi i votimit gjatë ditës së djeshme, në zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, kaloi pa incidente.
“Kanë mbetur pa u proceduar diku rreth 40 vendvotimeve, të dhënat e të cilave do t’i ngarkojmë gjatë ditës së sotme në faqe”, ka thënë Elezi për Klan Kosova.
“Aktualisht në QNR është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor i përdorur dje në zgjedhje dhe ky material po pranohet kohë pas kohe nga çdo komunë”.
Nga përditësimi i rezultateve në faqen e KQZ-së, deri në ora 11:00 të së hënës, është Lëvizja Vetëvendsoje që prin me 48,16 të votave të fituara nga 98,61 të procesuara.