Një prej mbështetësve më të mëdhenj amerikan të Kosovës, kongresisti Eliot Engel do të largohet nga Kongresi i SHBA-ve gjatë muajit janar.

Engel, 73 vjeç, ka thënë se nuk e ka në plan të pensionohet pas humbjes së tij të befasishme në zgjedhjet paraprake, në verë.

“[Ka] shumë gjëra të ndryshme që mund t’i bëj… Nuk do të marr ndonjë vendim tani, por e dini se jam duke menduar”, ka thënë Engel për Washington Examiner, në fillim të dhjetorit, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndonëse Engel nuk ka dhënë shumë detaje për planet e tij të ardhshme, ai ka treguar se ku qëndrojnë interesat e tij politikë në një seancë dëgjimore të Komitetit për Punë të Jashtme, të mbajtur më 8 dhjetor.

“Nuk e dija pasionin që do të zhvilloja për një cep të vogël të Evropës, të quajtur Ballkan”, ka thënë Engel në këtë seancë dëgjimore, të cilën e ka thirrur për t’i dhënë rekomandime mbi rajonin administratës së ardhshme të Bidenit.

“Kam udhëtuar në çdo vend të Ballkanit Perëndimor disa herë, jam takuar me aq shumë udhëheqës nga aq shumë parti dhe kam dashuruar larminë e pasur të kulturave, etnive dhe feve”, ka thënë Engel.

“Por, asnjë vend nuk më ka prekur zemrën më shumë se Kosova”, ka shtuar ai.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *