Vendimi që Prokurori Special të lëshoj njoftim me emrat e të akuzuarve, përpara se të konfirmohen aktakuzat nga gjyqtari, mund të ndodh kur ndjehet e nevojshme që të bëhen publike në mënyrë që të mos lejohen përpjekjet për ndëryrje në vendimet e prokurorit, ka thënë Mark Ellis, drejtori ekzekutiv i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve me seli në Londër.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ai tha se mendon që prokurori “ka pasur prova të fuqishme se palët, përfshirë presidentin, kanë bërë përpjekje të pengojnë dhe të ndërhyjnë te Dhoma e Specializuar. Kjo do të përfshinte edhe përpjekjen për të anuluar punën e Dhomës Speciale”.

Gjatë ditës së mërkurë, në një komunikatë për media, Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se “Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

I pyetur nëse sheh ndonjë motiv politik mbrapa publikimit të ngritjes së aktakuzave në këtë kohë, kur do të duhej të mbahej takimi në Uashington, Ellish është përgjigjur:

“Mendoj se kjo mund të shihet në disa mënyra dhe të pretendohet se [vendimi i prokurorit] ka qenë i motivuar politikisht. Unë nuk e shoh kështu. Unë e shoh si një deklaratë të fuqishme nga gjykata që thotë se ‘ne nuk mund të pajtohemi me asnjë lloj ndërhyrjeje në operacionet e pavarësisë së gjykatës, andaj duam ta bëjmë të ditur’. Fakti që ka ndodhur në këtë kohë bën që njerëzit ta interpretojnë. Por, realiteti është se… unë besoj se kjo do të ndodhte herët apo vonë, sepse ka qenë e domosdoshme që gjykata ta bënte të qartë se ka prova të mjaftueshme për ta ndjekur këtë aktakuzë.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *