Rrjedhja e pretenduar e dokumenteve të Prokurorisë së Specializuar është një frikësim i pastër dhe sulm mbi gjyqin e drejtë, ka thënë Dr. Mark Ellis, drejtor ekzekutiv i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve.

Gjatë javëve të fundit, Shoqata e Veteranëve të UÇK-së ka njoftuar se një person anonim ka dorëzuar tek ajo “mijëra dosje që përmbajnë emrat dhe adresat e dëshmitarëve”.

Sipas Ellis, “në një mjedis, ku grupe ose individë ofrojnë informacione për emrat dhe adresat e dëshmitarëve, atëherë i gjithë procesi, në thelb, kolapson”.

Në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, Ellis thotë se besueshmëria e Prokurorisë së Specializuar do të rrezikohet nëse ajo nuk reagon menjëherë dhe nuk merr masa të fuqishme kundër atyre që janë përfshirë në rrjedhjen e pretenduar të dokumentacionit të ndjeshëm.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *