Ekziston një ‘lidhje e mundshme’ mes vaksinës së AstraZeneca dhe rasteve kur te pacientët paraqiten mpiksje të gjakut pas vaksinimit me këtë lloj të vaksinës kundër Covid-19.
Kështu ka bërë të ditur Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), e cila ka njoftuar se “mpiksjet e pazakonta të gjakut me trombocite të ulëta të gjakut duhet të renditen si efekte anësore shumë të rralla të Vaxzevria (Vaksina AstraZeneca kundër COVID-19)”.
Megjithatë, siç transmeton Top Channel, agjencia mbështeti rekomandimin e saj për të vazhduar përdorimin e vaksinës, duke thënë se përfitimet e saj tejkalojnë rreziqet.
Rregullatori i BE-së këshilloi profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe njerëzit që marrin vaksinën “të qëndrojnë të vetëdijshëm për mundësinë e rasteve shumë të rralla të mpiksjes së gjakut të kombinuara me nivele të ulëta të trombociteve të gjakut që ndodhin brenda dy javësh nga vaksinimi”.
Lexo më shumë këtu