Petrit Ajeti është emëruar Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Në njoftimin e presidencës së Kosovës thuhet se Ajeti ka mbi 15 vite përvojë në fushën e sigurisë.

Ajeti ka kryer Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ndërsa në vitin 2001 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, transmeton REL.

Ai mbaroi studimet e nivelit Master në fushën e Arteve në Përgjegjësinë Sociale të Korporatave në Universitetin Metropolitan të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar. Ai ka të kryera edhe disa programe të zhvillimit profesional në Gjermani dhe SHBA.

Në bazë të ligjit në fuqi, drejtori i AKI-së i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *