Emiratet e Bashkuara Arabe do të investojnë afër 2 miliardë euro në Portin e Durrësit.

Pas marrëveshjes me qeverinë e Shqipërisë, parashihet transformimi i poritit në zonë turistike për pasagjerët dhe jahtet.

“Të dhënat e para na tregojnë ne, se i gjithë investimi mund të jetë afër 2 miliard euro me të gjitha  facilitetet, ndërtimet, infrastrukturën që na duhet të bëjmë, zhvillimin e plazhit përfshi portin e marinës natyrisht,” ka thënë për Top Channel, presidenti i EMAAR Group Muhammed El Alabbar.

“Kjo do të ndodhë edhe në Durrës duke përdorur metodat inxhinierike e projektuese më të avancuarat të kohës. Do të ndërtohen apartamente, hotele, qendra tregtare përfshi ambientet argëtuese. Kjo nuk mund të bëhet pa pasur një infrastrukturë të klasit të parë. Për këtë duhet menduar se si rimodelohen rrugët, parqet dhe mbi të gjitha çdo ambient për njerëzit që ata ta jetojnë jetën me ato shembuj më të mirë që janë ndërtuar në botë,” ka thënë El Alabbar.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *