Një studim i kryer nga insitututi EPIK ka treguar për faktorët kryesorë që po pengojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Një nga faktorët e identifikuar është edhe mungesa e rezultareve në luftën kundër korrupsionet.
Sipas EPIK, ekzistojnë katër sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet Kosova në këtë proces.
1.Mungesa e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar
2.Raporti i Vendit 2019 identifikoi sfida të shumta në fushën e sundimit të ligjit
3.Ngecjet në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
4.Mungesa e vullnetit politik për liberalizim të vizave
Theksohet tutje se me qëllim të adresimit të këtyre sfidave, institucionet duhet të bëjnë progres në katër drejtime
1.Arritja e rezultateve në kuadër të luftës kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar
2.Vullneti i qartë politik për reformat e sundimit të ligjit
3.Progres në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, dhe
4.Komunikimi i shtuar me vendet anëtare të BE-së