Në Kosovë sot fillon shënimi i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rënien heroike të familjes Jashari në Prekaz.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Më 24 mars të vitit 1999, me urdhër të ish-sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Havier Solana filluan sulmet ajrore të forcave të NATO-s kundër caqeve serbe në Kosovë dhe në Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *