I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka ritheksuar se Asociacioni i Komumave me shumicë serbe në Kosovë nuk ka gjasa të shndërrohet në një tjetër Republika Sërpska.

“Ka një rrugë përpara për të krijuar një model për asociacionin që nuk krijon një Republikë Sërpska. Në fakt, është shumë e pagjasë që ajo të shndërrohet ndonjëherë në një Republika Sërpska”, ka thënë Escobar për REL.

Duke folur për Asociacionin, diplomati amerikan gjithashtu deklaroi se gjithçka do të funksionojë sipas ligjeve të Kosovës.

“Asociacioni do të përcaktohet nga kompetencat e tij, do të përcaktohet me statut. Do të funksionojë sipas Kushtetutës së Kosovës, brenda strukturës ligjore të Kosovës.”

Para takimit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të shtunën në Ohër, Escobar tha se pret finalizimin e aneksit për zbatimin e marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve.

“Ne nuk jemi të fokusuar në nënshkrim, por po fokusohemi në finalizim. Kjo do të thotë të kemi një pajtim që të dyja vendet të përgatiten për diskutime reale dhe një pajtim real në marrëdhënien e tyre. Kështu që, kjo është më e rëndësishme: finalizimi i aneksit.”

Lexo intervistën e plotë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *