Nisma ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund të funksionoj pa qenë pjesë e saj të gjitha shtetet e rajonit, ka deklaruar Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar.

“Nuk mundet”, ka thënë Escobar për Zërin e Amerikës kur është pyetur nëse nisma mund të jetë efektive pa pjesëmarrjen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Nuk mund të kesh një zonë të tregtisë së lirë nëse të duhet të ndalosh diku në mes të rrugës dhe të kesh kamionë që presin në radhë për pesë orë, kështu që nisma duhet t’i përfshijë të gjitha vendet në mënyrë që standardet të jenë evropiane sepse në fund të fundit, për të pasur një zonë të tregtisë së lirë, duhet të kesh institucione që të mund t’i menaxhojnë mallrat dhe paratë në mënyrë efektive”, ka thënë ai.

“Pra, bëhet fjalë për standarde dhe këto janë dy kushtet: që të jetë i hapur për të gjithë dhe të ndiqen standarde dhe institucionet e duhura. Këto janë kushtet e mbështetjes sonë për këtë projekt.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *