Komiteti Shqiptar i Eurodram ka publikuar thirrjen për drama të përkthyera në gjuhën shqipe për sezonën 2020-2021.

Eurodram është rrjet evropian i përkthimit teatror, duke përdorur gjuhët evropiane, mediterane dhe ato të Azisë Qendrore.

Në njoftimin e Qendrës Multimedia, bëhet e ditur se “dramat duhet të jenë përkthyer në këto dy vitet e fundit. Ato mund të jenë të botuara apo të pabotuara, të inskenuara apo jo.”

“Përzgjedhja e dramës nga ana e komitetit shqiptar është ftesë për regjisorët, teatrot dhe botuesit vendorë për t’a vënë në skenë apo për t’a botuar dramën. Dramat e përzgjedhura poashtu do të promovohen në rrjetin Eurodram”, thuhet, ndër të tjera, në njoftim.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *