Rrjeti evropian për dramat e përkthyera (Eurodram) ka përzgjedhur tri drama shqipe si “të rekomandueshme për përkthim” për vitin 2020.
“Veriu” nga Agush Mulliqi, “Paladuku” nga Albana Muja dhe “Aliu në makth” nga Erjus Mezini, janë tri dramat shqipe që kanë hyrë në rrethin prej 60 dramave që do të përkthehen në gjuhët e këtij rrjeti.
Sipas njoftimit, dramat jo domosdoshmërisht duhet të kenë qenë të inskenuara apo botuara më parë, me përjashtim të atyre teksteve që kanë qenë pjesë e thirrjeve të mëparshme të “Eurodram”, transmeton Koha.net.