Për sigurinë e bllokut evropian është i domosdoshëm vazhdimi i përkrahjes nga Shtetet e Bashkuara dhe NATO, ka thënë ministrja gjermane e mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer.

Pas qëndrimeve të presidentit francez, Emmanuel Macron, rreth një strategjie të pavarur evropiane të mbrojtjes, reagimi i ministers gjermane ka shpalosur nevojën që Evropa ende ka për aleatët e saj ushtarakë.

“Do të duheshin dekada që Evropa të ndërtonte një fuqi ushtarake konvencionale dhe bërthamore për të kompensuar kontributin që SHBA-ja dhe NATO-ja kanë për momentin në sigurinë e bllokut”, tha Kramp-Karrenbauer, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Ndërkohë, presidenti francz Macron kishte thënë se “Shtetet e Bashkuara do të na respektojnë ne si aleatë vetëm nëse jemi serioz në lidhje me pozicionin tonë dhe nëse kemi sovranitetin tonë të mbrojtjes”.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja gjatë viteve të presidencës së Trumpit, kanë pasur një sërë mospajtimesh edhe për zonat e konfliktit në botë, ku janë të pranishme trupat e NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *