Zyrtarët e Bashkimit Evropian të përfshirë në dialogun Kosovë-Serbi presin raunde më të vështira të bisedimeve, ka thënë kreu i delegacionit të BE’së në Serbi, Sam Fabrizi.

“Ne presim që raundet e ardhshme të bisedimeve do të jenë edhe më të vështira, por të dy palët janë të gatshme të angazhohen në negociata, gjë që është pozitive”, ka thënë Fabrizi për mediumin serb Blic.

Siç transmeton Gazeta Express, zyrtari evropian nuk ka përmendur afate të mundshme se kur mund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, por ka paralajmëruar se nuk pritet të ketë zvarritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *