Gjatë vitit 2021, vetëm eshtrat e 25 personave të vrarë në luftën e fundit në Kosovë u janë dorëzuar nga Serbia familjeve shqiptare që kërkojnë të pagjeturit e tyre.

Serbia vazhdon të mbajë të politizuar çështjen e personave të pagjetur pa treguar se ku janë eshtrat e mbi 1600 personave.

Familjarët e viktimave kërkojnë që kjo çështje të bëhet kushtëzim për Serbinë.

Rreth 6500 persona kanë qenë të zhdukur pas përfundimit të luftës. Që nga ajo kohë janë kryer disa zhvarrime në varreza masive në Kosovë dhe Serbi dhe deri më tash janë gjetur rreth 70 përqind e të zhdukurve. Megjithatë, ende nuk dihet se ku ndodhen eshtrat e mbi 1600 personave.

Bajram Çerkini, udhëheqës i organizatës “Zëri i Prindërve”, shprehet i pakënaqur me punën e institucioneve për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, transmeton Gazeta Express.

Ndonëse u zbuluan disa varreza masive në Kizhevak të Serbisë, gjatë vitit 2021, sipas Çerkinit, numri i lokacioneve të hapura mbetet ende i vogël.

Për më shumë kliko këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *