Në një konferencë për media, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se nga kjo e enjte do të ketë ndryshim të masave kundër pandemisë.

Nga e enjta qytetarët do të mund të lëvizin pa asnjë kufizim për 16 orë në ditë, nga 5:00 deri më 21:00.

“Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina, në përputhje me situatën e re epidemiologjike në vend dhe në bashkërendim me veprimet e shteteve të rajonit, por jo vetëm, edhe më gjerë. Në fazën e tretë parashihen masa të reja lehtësuese që do të çlirojnë edhe më tepër ekonominë”, ka thënë Vitia, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *