Në Ditën Ndëkrombëtare të Fëmijëve, nga Avokati i Popullit është bërë thirrje që të bëhet më shumë për të drejtat e fëmijëve.
“Është e rëndësishme që fëmijët të kanë në dispozicion të gjitha mjetet e mundshme jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për të arritur potencialin e tyre maksimal”, ka thënë Hilmi Jashari.
Ai shtoi se fëmijët në Kosovë vazhdojnë të kenë vështirësi në gëzimin e plotë të të drejtave të tyre, transmeton Koha.net.
Sipas tij, gjendja e krijuar nga pandemia globale e COVID-19 ka nxjerr në pah edhe më shumë mangësitë për realizimin e këtyre të drejtave si dhe ka thelluar pabarazitë ekzistuese.