Pasi pandemia Covid-19 i bëri të ndërprejnë edicionet e rregullta gjatë këtij viti, disa nga festivalet më të mëdha të filmit në botë kanë vendosur të bëhen bashkë në një organizim 10-ditorë online.
Tribeca Enterprises dhe YouTube kanë vendosur të mbajnë organizimin, që do të nis më 29 maj, dhe do të përfshijë festivalet si atë të Kanës, Torontos, Sundance dhe Venecias.
Siç transmeton Deadline, organizimi quhet We Are One: A Global Film Festival, dhe do të ketë brenda vetes filma, pjesë të shkurtra artistike, dokumentarë, komedi, muzikë dhe biseda.
I gjithë programi dhjetë ditorë do të jetë falas për t’u ndjekur online nga shikuesit. Fitimet e mbledhura do të shkojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë në luftimin e Covid-19.