Një nga festivalet më të mëdha të muzikës elektronike në regjion do të mbahet vitin e ardhshëm në jug të Shqipërisë.

ION Festival, i cili edicionin e vitit që po lëmë pas nuk mundi ta mbaj për shkak të pandemisë, tani e ka publikuar listën me emrat e muzicientëve që do të jenë pjesë e edicionit 2021.

Duke shpresuar se gjërat do të bëhen më mirë gjatë vitit të ardhshëm, organizatorët e festivalit ftojnë gjithë ata që duan të jenë pjesë e festivalit t’i bashkohen listës përmes emailit për të qenë të informuar për biletat e para që do të dalin në shitje.

Festivali do të mbahet në Dhërmi, nga data 8-15 shtator, derisa lista e artistëve është e gjatë, përfshirë emrat si Maribou State, Nina Kraviz, Carl Craig, George Fitzgerald dhe Floating Points.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *