Mëngjesin e së premtes ka nisur armëpushimi në konfliktin mes militantëve palestinez të Hamasit dhe Izraelit.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se armëpshimi sjell “mundësi të vërtetë” për progres.

Në sulmet me raketa nga të dy palët, gjatë 11 ditëve të luftimeve raportohet për 240 persona të vdekur, shumica prej tyre në Gaza.

Siç transmeton BBC, sapo ka hyrë në fuqi armëpushimi numër i madh i palestinezëve kanë dal nëpër rrugë duke festuar.

Si Izaraeli ashtu edhe Hamasi kanë thënë se janë fitimtar nga këto luftime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *