Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka nis punën në renovimin e objektit të strehimores për gra dhe fëmijë.
“Drejtoria e Mirëqenjes Sociale ka ofruar mbështetjen duke hartuar projektin e renovimit dhe transformimit të strehomores, në mënyrë që të i përshtaten shërbimeve që i ofron strehimorja për rastet më të rënda të dhunës në familje që kërkojnë strehim aty” thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook.
Gjithashtu, në postim thuhet se dhuna në familje vazhdon të jetë një dukuri e përhapur në shoqërinë tonë.
