Filmi i regjisorit Sir Sam Mendes, ‘1917’, ishte fituesi më i madh në Çmimet Bafta që u ndanë të dielën, duke fituar shtatë shpërblime.
Filmi për Luftën e Parë Botërore, ndër të tjera, fitoi çmimet për filmin më të mirë, filmin britanik më të mirë, atë për regjisorin dhe atë të kinematografisë.
Ndërkohë, filmi ‘Joker’ u shpërblye për aktorin më të mirë, Joaquin Phoenix, derisa aktorja më e mirë u shpërblye Renee Zellweger për rolin e Judy Garland.
Filmi jugo-korean, ‘Parasite’, fitoi dy çmime, për skriptën origjinale dhe atë për filmin jo në gjuhën angleze.