Çmimi kryesor i Festivalit të Filmit në Sarajevë, për edicionin e këtij viti, i është ndarë filmit ‘Exil’ të regjisorit kosovar Visar Morina.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në lidhje online, për shkak të pandemisë, derisa çmimi Zemra e Sarajevës iu nda filmit ‘Exil’.
Regjisori Morina është fitues i disa çmimeve nga festivale të ndryshme. Ai ka lindur në Kosovë, derisa tani jeton dhe punon në Gjermani.
Një tjetër fitues nga Kosova, në edicionin e sivjetëm të festivalit në Sarajevë, ishte edhe regjisorja Kaltrina Krasniqi. Ajo u shpërblye me çmimin Post Republic për filmin ‘Vera dreams of the sea’.
Çmimi për regjisorin më të mirë iu nda Ru Hasanov për filmin ‘The Island Within’, derisa për aktoren më të mirë u fitua nga Marija Shkariçiq për rolin në filmin ‘MARE’.