Filmi “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda do të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Kanë, duke u bërë kështu filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.

Filmi i metrazhit të shkurtër është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në kategorinë e këtij festivali.

“Është një ndjenjë e jashtëzakonshme. Është një prej arritjeve më të mëdha të kinematografisë vendore, duke përfshirë edhe ekipin, që vlen të përmendet, që është punuar me një ekip lokal”, ka thënë për REL regjisori Karahoda.

Ai ka thënë se para prodhimit të filmit, të drejtat për Gjermani dhe Francë janë blerë nga televizioni Arte.

“Ne kemi marrë një shumë modeste nga Qendra Kinematografike e Kosovës, që menaxhohet nga shteti. Por, mund të them që problemi më i madh është mënyra e organizimit të pagesës së këtyre fondeve që i përftojmë”, ka thënë Karahoda.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *