Pas paraqitjes në Toronto International Film Festival (TIFF), filmi ‘Zana’ është përzgjedhur të jetë pjesë e Festivalit të Filmit në Sydeny (SSF).

Filmi i regjisores Antoneta Kastrati është një dramë tronditëse dhe emocionuese që sjell një grua të re kosovare e cila përpiqet të bëhet nënë ndërkohë që ballafaqohet me tmerret nga kaluara e saj e errët në kohë të luftës.

Është përzgjedhur si një ndër dhjetë filmat evropian nga regjisoret femra që do të shfaqen në edicionin e 67-të të festivalit australian, tansmeton Gazeta Shqip.

Festivali i cili do të mbahet nga data 10 deri më 21 qershor 2020, do të jetë në format digjital. Është viti i pestë i “Europe! Voices of Women in Film” dhe filmat e përzgjedhur evropian do të shfaqen në këtë program bashkë me filmat më të fundit australianë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *