Klubi Flamurtari nga Prishtina ka shprehur shqetësimin me rrethanat që i janë krijuar familjes së lojtarit Ilija Iviq i cili luan për këtë klub.

Futbollistit serb, të premten, i janë përjashtuar prindërit nga puna, nëna nga Komuna e Graçanicës, kurse babai nga sistemi arsimor, pasi atij iu bë ftesa për t’iu bashkuar përfaqësueses së Kosovës (U19).

“Me shqetësimin më të madh jemi duke e përcjell situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit, Ilija Iviq, të orkestruara nga qarqe të caktuara politike. Ne si klub, jemi në koordinim me instancat relevante për hapat e mëtejmë, njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet në komunikatën e klubit Flamurtari, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *