Ekonomia e Kosovës po ripërtërihet nga recesioni i saj më i thellë në një dekadë, thuhet në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar.  

Në raportin e publikuar të mërkurën thuhet se shkalla e përmirësuar e vaksinimit, rivendosja e lirisë së lëvizjes, veprimet politike dhe mbështetja e jashtëzakonshme nga diaspora kanë mundësuar këtë rikthim të ekonomisë në Kosovë.

Përgjigja fiskale ndaj pandemisë siguroi rrugë shpëtimi për familjet dhe kompanitë dhe zbuti ndikimin e goditjes tek ata që u prekën më shumë nga pandemia, thuhet në raport.

Raporti thekson se vështirësitë ekonomike u kompensuan më shumë nga të hyrat e jashtëzakonshme nga diaspora dhe rritjet e qëndrueshme të kredive për sektorin privat, transmeton VOA.

Në raport kërkohet forcimi i transparencës së shpenzimeve dhe përcaktim më i mirë i veprimeve të synuara të politikave në kuadër të “Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike” dhe ligji i ri për pagat publike duhet të përmbajë faturën e pagave brenda kufirit ligjor.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *