Luftimet mes Azerbajxhanit dhe Armenisë po vazhdojnë duke u rritur në territore dhe qytete të mëdha të cilat po sulmohen nga dy palët.

Mediat e huaja raportojnë se qyteti i dytë më i madh në Azerbajxhan, Ganja, është bombarduar nga forcat ushtarake të Armenisë.

Të dy vendet janë futur në luftë për territorin e kontestuar të Nargorno-Karabakh. Ky territor është zyrtarisht pjesë e Azerbajxhanit por që drejtohet nga banorë me prejardhje etnike armene.

Luftimet që po zhvillohen janë më të ashprat që nga koha e armëpushimit mes dy vendeve në mesin e viteve 1990-ta.

Informacionet e fundit tregojnë se është sulmuar qyteti Ganja, përfshirë zonat ushtarake. Por, zyrtarët e shtetit të Azerbajxhanit kanë thënë se nuk janë sulmuar zona të ushtrisë së tyre.

Deri më tani, raportohet për 220 persona të vdekur, që nga fillimi i konfliktit një javë më parë. Por, mendohet se numri i të vdekurve mund të jetë më i madh nga të dy palët, pasi raportimet nuk janë verifikuar si të pavarura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *