Forcat e EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës kanë bastisur shtëpinë e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
Gjatë mëngjesit të sotëm është konfirmuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, selia në Hagë, se në Kosovë po zhvillohen operaciane nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.
Radio Evropa e Lirë ka raportuar se një operacion është duke u zhvilluar edhe në vendlindjen e Krasniqit, në fshatin Negrovc të komunës së Drenasit.
Krasniqi i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.