Dy pinguinë që mendohet se kanë humbur partnerët e tyre, janë kapur në një moment dhembshurie duke ngushëlluar njëri tjetrin.

Fotografia e realizuar nga Tobias Baumgaertner, në Melbourne, është zgjedhur fituese e çmimit të revistës Ocean Photograph Awards.

Fotografi gjerman tha se dy pinguinët kanë humbur së fundmi partnerët e tyre dhe shpeshë janë parë duke ngushëlluar njëri tjetrin.

“Një vullnetar më tha se [pinguini] i bardhë ishte një zonjë në moshë e cila kishte humbur partnerin e saj, dhe me sa duket njëjtë i ka ndodhur edhe mashkullit të ri në të majtë,” ka shkruar Baumgaertner në Instagram, transmeton BBC.

“Që atëherë, ata takoheshin rregullisht, duke ngushëlluar njëri tjetrin dhe duke qëndruar bashkë për orë të tëra, duke shikuar dritat e qytetit afër.”

Fotografi ka thënë se i është dashur të qëndroj tre netë në koloninë e pinguinëve në Mrlbourne për të arritur të kap këtë fotografi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *