Franca ka thirrur për konsultime ambasadorët e saj në Australi dhe Shtete të Bashkuara, pasi këto dy të fundit bashkë me Mbretërinë e Bashkuar arritën marrëveshjen Aukus.

Marrëveshja Aukus ka qëllim përforcimin e tri shteteve në kapacitetet bërthamore të nëndetëseve të tyre, dhe kjo e lë anash marrëveshjen e dikurshme të arritur mes Francës dhe Australisë.

Në një deklaratë të lëshuar të premten, ministri francez Le Drian, i cili e ka përshkruar marrëveshjen “thikë në shpinë”, ka thënë se ambasadorët janë thirrur me kërkesë të presidentit Francez, Emmanuel Macron, transmeton REL.

Marrëveshja është bërë publike të mërkurën nga presidenti amerikan, Joe Biden, kryeministri britanik, Boris Johnson dhe homologu i tij australian, Scott Morrison.

Franca është informuar nga aleanca vetëm disa orë pasi është bërë njoftimi zyrtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *