Në Francë sot kujtohen viktimat e sulmeve terrorsite që ndodhën në vitin 2015.
130 persona vdiqën dhe 350 u lënduan nga sulmet që ndodhën të premten mbrëma të 13 nëntorin, sulme të kryera nga militantët e Shtetetit Islamik.
Në koncertin e grupit Eagles of Death Metal mbetën të vdekur 90 persona, derisa viktimat e tjera ndodhën nga sulmet në disa pjesë të Parisit, përfshirë stadiumin Stade de France.
Gjatë ditës së sotme, derisa shënohen aktivitete për të kujtuar vitkimat, autoritetet franceze kanë vendosur shkallën më të lartë të alarmit nga rreziku i ekstremizmit.
Në javët e fundit në Francë ndodhën tri sulme terroriste, përfshirë vrasjen e mësuesit Samuel Paty.