Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, është pritur nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee në Paris.
Gjatë takimit është folur për disa tema, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe liberalizimin e vizave.
Por, në njoftimin e Hotit përmes rrjetit social Facebook, nuk është thënë nëse nga Macron është dhënë ndonjë premtim në lidhje me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
“Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut me Serbinë, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në njoftimin e Hotit.