Për të pesëmbëdhjetin vit me radhë është shënuar rënie në lirinë botërore, tregon raporti i fundit i organizatës Freedom House.

Në raportin vjetor theksohet se hendeku mes rënieve dhe përmirësimeve në nivelin e lirisë u thellua.

Sipas raportit, Shqipëria ka rënë një pikë më poshtë, ndërsa Kosova dy pikë, transmeton Zëri i Amerikës.  

Maqedonia e Veriut ishte një nga historitë e suksesit me tri pikë përmirësim nga një vit më parë.

Kosova pësoi një rënie prej dy pikësh gjithsej nga 56 në 54, që u atribuohen rënieve në kategoritë e procesit elektoral dhe pluralizmit politik.

“Kjo kishte të bënte me miratimin e qeverisë së kryeministrit Hoti nga një shumicë me një vote diferencë të një deputeti që kishte qenë i dënuar”, thotë Amy Slipowitz, bashkëautore e raportit dhe menaxhere për kërkimet në Freedom House.

Parregullsia e këtij procesi solli rënie.

“Ishte gjithashtu edhe rënia në kategorinë për opozitën për shkak se garda e vjetër politike orkestroi rënien e qeverisë së Albin Kurtit të partisë Vetëvendosje”, tha zonja Slipowitz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *