Një raport i posaçëm i organizatës Freedom House ka ardhur në përfundim se Shtetet e Bashkuara po përballen me një krizë akute të demokracisë.  

Në indeksin e përvitshëm që përgatit kjo organizatë me titull “Liria në Botë”, Shtetet e Bashkuara renditen tani 11 pikë më poshtë se sa 10 vjet më parë dhe janë shumë më pranë mesit të indeksit që rendit vendet në bazë të lirive që gëzojnë shoqëritë e tyre.

Siç transmeton VOA, Freedom House vëren një dobësim të të drejtave demokratike si në krahasim me gjendjen në vend gjatë viteve, edhe në krahasim me vende të tjera, duke arritur në përfundimin se situata kërkon vëmendje të menjëhershme.

Raporti veçon “diskriminimin në sistemin e drejtësisë penale” që e konsideron si me “pasoja veçanërisht të dëmshme në Shtetet e Bashkuara, duke ekspozuar miliona njerëz ndaj keqtrajtimit nga policia dhe burgosjes së gjatë pa rrugë efektive për të kapërcyer këtë situatë.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *