Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të rishqyrtohen masat që janë në fuqi kundër Covid-19.

“Duke pasuar parasysh situatën epidemiologjike lidhur me COVID-19, variantet në qarkullim dhe , me qëllim të mbrojtjes së shëndetit publik të popullatës, gjatë javës së ardhshme do të rishqyrtohen masat në fuqi dhe do të marren masa të tjera, sipas nevojës dhe zhvillimeve lidhur me COVID-19,” është njoftuar të shtunën nga ministria.

Pas takimit të komitetit për koordinim dhe vlerësim, është konstatuar se “situate është jostabile” përkundër rasteve të vogla të infektimit me Covid-19 në Kosovë.

Në njoftim përmendet edhe varianti i ri Omicron, i cili është identifikuar në disa vende jashtë kontinentit, por që ekziston frika e përhapjes së tij edhe në rajon.

“Për këtë qëllim u kërkua nga qytetarët e vendit që t’i zbatojnë masat në fuqi, të vaksinohen, derisa nga institucionet përgjegjëse, si Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse, u kërkuar që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave,” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *