Gjeneralët dhe zyrtarët amerikanë përgjatë njëzet viteve të fundit nuk kanë raportuar sakt për realitetin në Afganistan, është një nga kritikat e shprehura nga një agjenci që mbikqyr projekjet e qeverisë amerikane.

Inspektori i Përgjithshëm për Rindërtimin e Afganistanit, John Sopko, u shpreh të enjten ashpër dhe pa doreza, gjatë një konference shtypi me gazetarët, duke ngritur akuza ndaj zyrtarëve të lartë të mbrojtjes dhe diplomatëve, që siç u shpreh ai, ndër vite kanë gënjyer veten dhe publikun amerikan.

Zoti Sopko paralajmëroi se pjesë e problemit që projekti i Afganistanit nuk përfundoi me sukses, ishte refuzimi i Uashingtonit që për 20 vjet nuk planifikoi për suksesin afat-gjatë, transemton VOA.

“Sa herë ndeshnim në një problem me ushtrinë afgane, ne ndryshonim objektivat”, tha ai. “Ushtria amerikane ndryshonte objektivat, që ta kishte më të lehtë të tregonte se po arrinte sukses. Dhe më në fund, kur edhe këtë nuk mund ta bënin, e klasifikuan si sekret mënyrën e vlerësimit”.

Kritkat e zotit Sopko të enjten, pasojnë botimin e raportit të fundit nga zyra e tij, e cila e vlerëson situatën në Afganistan si “të dëshpëruar” dhe paralajmëron se qeveria afgane po përballet me një “krizë mbijetese”.

Zoti Sopko tha se ndërsa ka patur “shumë arsye” që Shtetet e Bashkuara nuk arritën të krijonin një ushtri afgane të efektshme dhe kohezive, një pjesë e problemit ishte “vetëbesimi i tepruar se ne mund ta shndërronim një vend të shkatërruar, siç ishte [Afganistani] në vitin 2001 në një miniaturë të Norvegjisë”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *