Fushata e kandidatëve për kryetar të komunave në raundin e dytë do të zgjas 5 ditë, është bërë e ditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Kjo fushatë do të filloj më 8 nëntor dhe do të mbaroj më 12 nëntor.

“Sa i përket vëzhgimit të zgjedhjeve të këtij raundi, KQZ-ja ka vendosur që subjektet politike garuese, OJQ-të, organizatat ndërkombëtare, misionet diplomatike dhe mediat të konfirmojnë listat me vëzhguesit që duan t’i angazhojnë sërish, si dhe të aplikojnë për vëzhgues shtesë. Aplikimi për akreditim të vëzhguesve shtesë të subjekteve politike, OJQ-ve, vëzhguesve ndërkombëtar dhe mediave, fillon më 28 tetor dhe përfundon më 8 nëntor,” ka njoftuar zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.

Dita e votimit në raundin e dytë do të jetë 14 nëntori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *