Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se shumë shpejt do të zyrtarizohet koalicioni i cili do të kërkoj formimin e qeverisë së re.

“Po presim që me formalizim e koalicionit, që do të bëhet shumë shpejt, besoj që brenda ditës ose nesër të procedojmë me kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për formimin e qeverisë. Akoma nuk e kemi marrë po besoj që sapo ti kryejmë çështjet që kanë të bëjnë me formimin e koalicioneve, dhe 61 deputetë, do ta njoftojmë presidentin.” ka thënë Gashi sot, transmeton Gazeta Express.

“64 vota i kemi. Lista Serbe me sa di unë do të jetë pjesë e koalicionit, bohet koalicioni, lista serbe ashtu kshtu e ka numrin e caktuar të përfaqësimit në institucione. Njëri nga ministrat e Listës Serbe do të jetë zv.kryeministër.” ka thënë ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *